Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të shijojë qëndrimin e saj në Sydney të Australisë.
Ajo ndodhet atje për spektaklin “The Voice Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.
Teksa është duke qëndruar në kontinentin e largët, Rita po vazhdon të marrë vëmendjen edhe me dukjen dhe stilin e saj unik.
Së fundmi, ajo publikoi për fansat e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku ka pozuar e veshur me një fund ngjyrë kafe, një këmishë blu dhe një jakë të zezë mbi të.
Me flokët në stilin e viteve ‘40, Rita dukej edhe më tërheqëse ndërsa pozonte me shumë stil para kamerës.
“Është në detaje”, shkroi 30-vjeçarja në mbishkrimin e fotografie, referuar kështu pamjes së detajuar të saj në këtë paraqitje.
Rita Ora njëherësh po shijon edhe suksesin e mini-albumit të saj më të fundit “Bang”, që është pritur mirë nga fansat e saj.