Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Korfuz të Greqisë.
E shoqëruar nga miqtë dhe i dashuri i saj i ri, Romain Gavras, 29-vjeçarja ka kaluar pak kohë të mirë jo-produktive në periudhën më të nxehtë të vitit.
Teksa është fotografuar vazhdimisht nga paparacët gjatë pushimeve, Ora ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet në bikini.
Së fundmi, këngëtarja me origjinë nga Kosova publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqte sërish figurën e saj të tonifikuar të trupit në disa poza të realizuara mbi shkëmbinj.
Në mbishkrimin e fotografisë, Ora thotë se ka një arsye të veçantë se pse i ka dhënë vetes kaq kohë pushim, duke shtuar se ka të bëjë me faktin se ka punuar shumë për projekte të reja dhe mezi pret që të jenë gati për fansat.
“Në jetë duhet të jetoni në moment dhe të jeni mirënjohës për të tashmen dhe gjithçka që qëndron para jush, jo pas jush! Kam pasur një nga udhëtimet më të mahnitshme ndonjëherë. Faleminderit resortit Ultima Collection. Unë jam shumë mirënjohëse për ju dhe stafin tuaj të mrekullueshëm. Unë jam përgjithmonë mirënjohëse por do të duhet të kthehem në punë. Nuk mund të pres që t’ju tregoj të gjithëve pse e bëra këtë pushim dhe atë që unë dhe ekipi im kemi qenë duke ‘gatuar’ për ju të gjithë! Është kaq emocionuese! Qëndroni në linjë! Diçka po vjen”, shkroi Rita Ora në Instagram.
Rita thuhet se gjatë kohës së karantinës ka punuar vazhdimisht në këngë të reja, së bashku me miqtë e saj, me të cilët qëndroi e izoluar për muaj të tërë në një fshat në Londrën Jugperëndimore.