Rita Ora dhe Law Rafferty u kthyen përsëri në punë të mërkurën në mëngjes, pak më shumë se një javë pasi konformuan romancën e tyre.
Çifti i ri u fut në karakter teksa filmonte skena në setin e “Twist”, një adaptim bashkëkohor të Oliver Dickens ‘Oliver Twist’, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ndërsa dorëshkrimi origjinal i Dickens u botua në formë të serializuar midis 1837 dhe 1839, filmi i ri me regji Martin Owen është një ringjallje, e vendosur në Londrën moderne dhe paraqet një femër Artful Dodger – luajtur nga Rita.
Me uljen e temperaturave të dimrit në të gjithë kryeqytetin, këngëtarja dhe aktorja, 29 vjeçe, u shfaq e mbështjellë me një xhaketë kamuflazhi të trashë me kapuç gjersa bëri rrugën e saj për në xhirime.
Rita dukej mjaft e përqendruar ndërkohë që po përgatitej të filmonte skena të freskëta dhe me një stil më ndryshe ngaqë ishim mësuar.
Duke vazhduar sekuencën ditën e djeshme, u përdor një aparat fotografik i palëvizshëm dhe një shkallë e improvizuar për të sugjeruar që Rafferty ishte ngjitur në një çati me një dorë.
Sidoqoftë, realiteti ishte disi më pak ekstrem, pasi djali i Jude Law ishte vetëm i mbështetur në gjunjë me njërën dorë të vendosur para një paneli me tulla të rreme.
Në anën tjetër, Rita dhe Rafferty u komentuan mjaft shumë këtë kohë pasi thuhet se kanë dy javë që janë në takim dhe janë aq seriozë sa të dalin publikisht me romancën e tyre.
Një burim i tha The Sun: “Kanë qenë duke u zier për ca kohë pasi filluan të punojnë së bashku në filmin e ri”.