Për të ruajtur format trupore, edhe Rita Ora e viziton kohë pas kohe palestrën.
Ylli botëror i muzikës pop vlerësohet për figurën trupore që shpesh e ekspozon, ashtu që duhet të kujdeset për linjat e saj.
Ajo e ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet duke u stërvitur.
Këngëtarja shqiptare ushtron me litarë dhe duket se ka përvojë në këtë gjë.
https://www.instagram.com/p/BckP9L0Bu_-/?taken-by=ritaora
Në përshkrim, 27-vjeçarja ka treguar se iu është kthyer ushtrimeve para festave të fundvitit.
Në ndërkohë, Rita është duke arritur sukses të madh me këngën “Anywhere”, e cila po dëgjohet në gjithë botën.
Shqiptarja e famshme e ka publikuar edhe pjesën e dytë të kësaj kënge.