Rita Ora ka bërë një reklamë të re për firmën e njohur të grimit nga Londra, Rimmel.
E në këtë reklame Rita shfaqet më e bukur se asnjëherë, e veshur në stilin e saj të preferuar dhe me një grim të thjeshtë që i thekson tiparet e bukura të këngëtares.
Ajo shkëlqen me fytyrën e qeshur, teksa prezanton ngjyrat më të reja të bazës për lyerjen e fytyrës.