Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës. Aty përcaktohen modalitetet e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të komunikimit të ndërsjellë për çështjet që lidhen me monitorimin e politikave sociale në Kuvend.
Kjo ngjarje ka bërë që ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri – i cili e drejton institutin “Musine Kokalari” – të ritakohet me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
“Me këtë memorandum, pos tjerash, Kuvendi merr përsipër të ofrojë qasje në të dhëna publike sipas legjislacionit në fuqi për monitorimin e politikave sociale, ndërsa Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari do të ofrojë rekomandime, asistencë dhe ekspertizë për komisionet relevante të Kuvendit që lidhen me politikat sociale”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.