Zyra e Koordinatorit për Zhvillim të Kombeve te Bashkuara në bashkëpunim me Kryesinë e Kuvendit kanë rithemeluar Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG) në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se është e pamundur që vendi t’i tejkalojë problemet pa bashkëpunimin e aleatëve dhe miqtë e Kosovës.
Osmani tutje ka thënë se është e rëndësishme rithemelimi i këshillit të SDG në Kuvendin e Kosovës.
“Të gjithë duam barazi gjinore. Në Kuvendin e Kosovës e kemi kuptuar rëndësinë e kësaj agjendë prandaj e kemi miratuar rezolutën e objektivave për qëndrim të qëndrueshëm. Sot në këtë kohë kur po ballafaqoheni me pandeminë dhe e kemi të qartë më shumë se kurrë avancim e agjendës dhe duke garantuar një përfshirje të gjitha palëve ne kemi vendosur që në këtë ditë të flasim akoma më zëshëm”.
“Sot kur problemet i kemi të përbashkëta është e pamundur të përballemi me to pa bashkëpunim me partneritet dhe aleanca. Ne nuk mund të lejojmë që koncepti i zhvillimit të vendit tonë të jetë një qasje klasike”, ka thënë Osmani.
Deputetja Albena Reshitaj, e cila ka marr rolin e kryesuese së Këshillit të qëndrueshëm në kuadër të Kuvendit, ka thënë se ndjehet e lumtur për këtë detyrë dhe se do t’i qojë përpara objektivat.
“Jam e gëzuar qe jemi së bashku këtu për të dhënë një mesazh për një botë më të sigurt dhe një jetë më të shëndetshëm. Kuvendi ka marr përsipër objektivat në vitin 2018, por për shkak të problemeve në skenën politike jemi këtu ku jemi”.
“Zhdukja e varfërisë barazie gjinore mirëqenia do të jenë sfidë e vazhdueshme e shteteve të botës e sidomos për Kosovën”.
Koordinator e zhvillimore e Agjencive të OKB-së Ulrika Richardaon, ka thënë se 71 milionë njerëz mund të rrezikojnë nga varfërimi i skajshme.
“71 milionë njerëz rrezikojnë të bien më varfëri të skajshme, dhe organizatat e grave parashohin që nuk është bërë shumë punë”.
“Ringjallja e këshillit nuk kam dyshim që do të ketë përparim sepse do t’i kushtohet vëmendje e rëndësishme barazisë gjinore”.
Ambasadorja e Finlandës në Kosovë Pia Stjernvall ka shtuar se vetëm të bashkuar mund të ja dalin, raporton EO.
“Në Finlandë ne flasim shumë për një botë neutrale të gjitha palët të mblidhen këtë sepse pa qenë të bashkuar nuk mund të ia dalim”.
Ambasadorja e Kroacisë Danijela Barishiq, ka përgëzuar gratë që po merren me rifillimin e këtij këshilli.