Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përfunduar dëshminë e saj në Prokurorinë Speciale, raporton Ekonomia Online.
Avokati i saj, Artan Çerkini, ka thënë se ministrja është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares, për çka, siç tha ai, nuk mund të jepen më shumë detaje “ngase çdo publikim paraqet veper penale”.
“Ministrja Rizvanolli është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares. Prokurori e ka lexuar një paralajmërim për shkaqe të hetimeve, detajet e hetimeve nuk duhet të behën publke, ngase çdo publikim paraqet veper penale. Më shumë se kaq nuk mund të themi më shumë. Rizvanolli është dëgjuar në cilësinë e dëshmitares”, ka thënë ai.
Intervistimin e Rizvanollit e ka konfirmuar edhe Prokuroria Speciale, përmes një komunikate për media, ku u tha se intervistimi u bë me ftesë të kësaj prokurorie, për një çështje penale të cilën e ka në hetim.
“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhej në njoftim.