Rizvanolli: Vazhdon subvencionimi i faturave për konsumatorët që shpenzojnë deri 800 kilovatë

Prishtinë | 06 Pri 2023 | 11:45 | Nga Hasan Hoti

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se do të vazhdojë edhe më tutje subvencionimi i faturave që kursejnë energjinë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, nga ky subvencionim do të përfitojnë qytetarët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë orë në muaj.

“Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që sikurse vitin e kaluar t’i subvencionojmë qytetarët që harxhojnë deri në 800 kilovatë. Ne do të vazhdojmë t’i subvencionojmë faturat e energjisë që harxhojnë deri në 800 kilovatë orë, sidomos ato familje në nevojë”, u shpreh ajo.

Të ngjashme