Rizvanolli: Vitin tjetër, Telekomit do t’i ndahen 13 milionë euro

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 17:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pas vizitës në Telekomin e Kosovës tha se për këtë vit kjo ndërmarrje do të ndihmohet me 1 milion euro, për të përballuar investimet kapitale për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa vitin e ardhshëm, kësaj ndërmarrjeje publike do t’i ndahen edhe 13 milionë euro.

Ministrja e Ekonomisë tha se janë duke shikuar mundësitë që të ndihmojmë Telekomin për të përballuar investimet kapitale për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës. Ajo bëri të ditur se rreth 1 milion euro pritet t’i ndahen kësaj ndërmarrjeje gjatë javëve në vijim.

“Ndërsa, sa i përket vitit tjetër, po flasim për një shumë prej 13 milionë eurosh, e cila do të shfrytëzohet nga Telekomi… Vullneti politik ekziston që Telekom-i të mbështetet me së paku 13 milionë euro për migrimin në kodin telefonik të Kosovës nga kodi i Monakos, si dhe modernizimin e rrjetit”.

“Jemi në një pikë të rëndësishme, ku një obligim i përbashkët për ta përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve dhe për të shtrirë shërbimet e Telekomit në të gjithë vendin është duke u realizuar”.

Ministrja Rizvanolli tregoi se TK po shlyen borxhet e vjetra, madje sivjet ka paguar edhe 12.6 milionë euro tatime.

LEXO EDHE:

Lexo më shumë:

Të ngjashme