Muzikanti i njohur shqiptar, Robert Berisha, vetëm dy ditë më parë humbi nënën e tij.
Teuta Berisha, e ëma e Robertit ndërroi jetë të shtunën por për shkak te gjendjes me Covid-19 ceremonia e varrimit ishte bërë vetëm me familjarët.
Pak ditë pas ndarjes nga jeta, 42 vjeçari ka ndarë një status shumë prekës në InstaStory, një thënie të shkrimtares Elif Shafak.
Në të thuhet se nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin, por shpirti i tyre qëndron ende për të parë fëmijët.
“Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin. Ato marrin një leje të veçantë nga Zoti për të qëndruar pak më gjatë rrotull dhe për të parë fëmijët e tyre, pa pasur rëndësi se çfarë ka ndodhur mes tyre në jetën e tyre të shkurtër të vdekshme”, thuhet në shprehjen e postuar nga Berisha.
Reagime pas vdekjes së Teutës kanë bërë edhe këngëtaret Nora Istrefi e Tuna Sejdi, si ish-partnere të Robertit dhe Patrisit. /Telegrafi