Roberto Cavalli bëhet baba për herë të gjashtë, me partneren 45 vjet më të re

Prishtinë | 10 Mar 2023 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Manjati i modës, Roberto Cavalli, është bërë baba për të gjashtën herë, në moshën 82-vjeçare.

Partnerja e tij, modelja suedeze Sandra Nilsson (37 vjeç), ka lindur fëmijën në Firence.

Legjenda e modës është shprehur se Sandra është mirë dhe se lindja e bebushit ishte shumë emocionale dhe e bukur për të. “Emri i tij është Giorgio, si gjyshi i tij, babai im, i cili është qëlluar në Cavriglia gjatë një masakre (nga nazistët), kur isha 4 vjeç”, tha ai, duke zbuluar kështu gjininë dhe emrin e bebushit.

Roberto ka 6 fëmijë: Tommaso dhe Cristina me bashkëshorten e parë, Silvanella Giannoni; Robert, Rachele dhe Daniele me modelen Eva Maria Duringer dhe tanimë, edhe Giorgo-n.

Ai dhe modelja Sandra Nilsson janë së bashku që prej 2014-ës dhe ai ka i ka blerë edhe një ishull privat modeles suedeze. Ata e kanë shijuar romancën e tyre në mënyrë private, paksa të shkëputur nga mediat dhe opinioni publik.

Të ngjashme