Boksieri nga Kosova, Robin Haxhi Krasniqi ka humbur me pikë meçin ndaj Arthur Abraham, i cili u zhvillua sot në Erfurt të Gjermanisë.
Ndeshjen e vlefshme për kategorinë super të mesme të boksit profesionist Abraham e fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, oor me rezultat të ngushtë.
Abraham, i cili ka qenë edhe më parë Kampion i Botës në peshën super të mesme, është në fundin e karrierës së tij. Pas këtij meçi, ai do të luftojë për titullin kampion të botës.
Ndërsa Robin Haxhi Krasniqi është 30-vjeçar dhe ka ende vite përpara për të vazhduar rrugëtimin drejt titullit Kampion Bote.
Krasniqi ka qenë dy herë më parë sfidant për titull Kampion Bote, mirëpo kishte dështuar fitonte atë në duelet ndaj britanikut Nathan Cleverly dhe gjermanit Jurgen Brahmer.