Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi, ka fituar meçin ndaj numri një të Belgjikës Timour Nikarkhoev
Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi, ka fituar meçin ndaj numri një të Belgjikës, çeçenit me nënshtetësi belge, Timour Nikarkhoev.
Krasniqi “ia ka vërë kapakun” me këtë fitore, gala mbrëmje që u mbajt në “Audi Dome” në Mynih të Gjermanisë, raporton TV Dukagjini.
Kështu, me Krasniqin bëhen shtatë shqiptarë që kanë fituar në këtë mbrëmje.
I pari që fitoi nga shqiptarët ishte, Valon Ahmeti, më pas ishte Kushtrim Tahirukaj, Isuf Kelmendi, Armend Xhoxhaj, pastaj ishte boksieri tjetër shqiptar Musa Avdimetaj, apo siç njihet, James Kraft dhe Shefat Isufi.