Rodgersi ka në dispozicion mbi 230 milionë euro për transferime

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i ri i Leicesterit, Brendan Rodgers raportohet se do të ketë në dispozicion rreth 233 milionë euro për ta përforcuar skuadrën, raporton The Sun.

Këtë shumë të buxhetit raportohet se ai e ka në dispozicion për tre vitet e ardhshme, aq sa është edhe kontrata e tij me klubin anglez, transmeton Koha.net.

Ish-menaxheri i Liverpoolit dhe Celticut top synim për afatin kalimtar të verës e ka sulmuesin e Bournemouthit, Callum Wilson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme