James Rodriguez ka nisur jetën e re si futbollist i Bayern Munich, duke kaluar me sukses vizitat mjekësore në ditën e 26 vjetorit të lindjes.
Futbollisti i kombëtares së Kolumbisë do të huazohet për dy sezone nga Real Madrid, pasi nuk arriti të gjejë një vend në formacionin e skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane.
“Jam shumë i lumtur dhe po pres me padurim të fillojë punën në një klub gjigant dhe skuadër madhështore si Bayern Munich, deklaroi 26-vjeçari kur mbylli vizitat mjekësore.
“Të gjithë e dinë se kush është Bayerni. Për mua është një kulturë e re, një klub i ri dhe një jetë e re, të cilën nuk e kam provuar më parë. Jam krenar dhe shumë i lumtur që do të luajë në një ekip që nuk është ngopur me trofe. Puna me Anchelotti më ka shijuar shumë dhe është kënaqësi që do të jem në urdhrat e tij.”, ka shtuar ai.
Rodriguez ka luajtur 111 ndeshje me Real Madrid dhe ka shënuar 36 gola. Ai ka dhënë 41 asiste, ka fituar një herë titullin në La Liga, dy herë Champions League, dy herë botërorin për klube dhe dy herë Superkupën e Evropës.