Anësori brazilian, Rodrygo ka folur para superndeshjes së Ligës së Kampionëve.
Rodrygo, e ka dëshmuar veten si një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridi, duke u treguar vendimtar në shumë ndeshje të rëndësishme.
Braziliani, u pyet edhe për interesimin e skuadrave nga Arabia Saudite si dhe nga Manchester City.
“Man City dhe klubet saudite ishin të interesuar të nënshkruanin me mua? Nuk di shumë për këtë… këto janë gjëra për babin tim, agjentin tim”. “Nuk e di nëse klubi ka marrë ndonjë ofertë. Jam i lumtur që jam te Real Madrid”, u shpreh Rodrygo.
Rodrygo, erdhi te Reali si i ri në moshën 18-vjeçare nga Santosi, ku që nga atëherë ka bërë 248 paraqitje ku ka shënuar 67 gola dhe ka bërë 48 asistime./IndeksOnline/