Sulmuesi brazilian, Rodrygo Silva de Goes, ka thënë se nuk mendon që ai do t’i bashkohet skuadrës spanjolle, Real Madrid, gjatë muajit janar.
Skuadra spanjolle ka nënshkruar kontratë prej 45 milionë eurosh me futbollistin brazilian dhe ky i fundit nuk mendon se do t’i bashkohet kësaj skuadre para muajit korrik, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Është raportuar se Rodrygo mund të transferohet në Bernabeu, mirëpo si duket ai ka vendosur të qëndrojë në klubin Santos deri në verën e vitit të ardhshëm.