Albert Rohan, zv.emisari i OKB-së që bashkë me Marti Ahtisaarin në vitin 2007 kanë përgatitur propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që çoi në pavarësimin e vendit, është përfshirë në debatin për ndarjen e Kosovës ose këmbimin e territoreve duke e kundërshtuar ashpër.
Ai ka thënë se kjo zgjidhje mund t’i konvenojë Putinit paraqet logjikë fisnore mesjetare.
Këto deklarime Rohan i ka bërë në një intervistë për mediumin austriak “Der Standard”.
Rohan ka kërkuar që shtetet e tjera duhet të jenë të qarta si Gjermania e cila është kundër ndryshimit të kufijve.
Në intervistë, Rohan ka folur edhe rreth idesë së presidentit Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës më Kosovën.
Rohan thotë se një gjë e tillë është në kundërshtim me planin e Ahtisarit dhe gjithashtu edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.