Rohde: Më vjen mirë të shoh gjithë këtë solidaritet për Ukrainën në Kosovë

Prishtinë | 24 Shk 2023 | 11:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se i vjen shumë mirë që sheh shumë solidaritet me Ukrainën në Kosovë.

Rohde, në seancën solemne në Kuvendin e Prishtinës, tha se do të sigurohen që përpjekjet kriminale të presidentit rus, Vladimir Putin, të dështojnë, raporton EO.

“Shpresa më e madhe për mua është kjo shprehje e solidaritetit që po e shohim edhe pas një viti të luftës kundër Ukrainës. Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës dhe qëndrojmë me Ukrainën dhe dje kur e pash rezolutën në Kombet e Bashkuara ku 141 shtete ishin bërë bashkë dhe vetëm 7 ishin kundër”.

“Mijëra ukrainas kanë gjetur strehim në shumë shtete, ndihmat ushtarake e shëndetësore tregojnë se të gjitha shtetet mbështesin Ukrainën ndërkohë që sigurohemi që Putin të dështojë në përpjekjet e tij kriminale për të nënshtruar një shtet tjetër” tha Rohde.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/rama-ne-seancen-solemne-per-ukrainen-kosova-bashkendjen-me-ukrainen-kujtesa-e-luftes-se-fundit-eshte-ende-e-fresket/

Të ngjashme