Rohde për vrasjen e policit: Autorët duhet të dalin para drejtësisë – sundimi i ligjit duhet të zbatohet

Prishtinë | 24 Sht 2023 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vrasjes së një polici në veri, duke thënë se autorët e këtij sulmi duhet të dalin të dalin para drejtësisë.

Rohde tha se e mbështet plotësisht deklaratën e homologut të tij amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili më herët tha se ShBA-ja i dënon sulmet e orkestruara ndaj policisë.

“Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policit të vdekur dhe për policët e plagosur të Policisë së Kosovës”, shkroi Rohde.

Të ngjashme