Rohde uron Gresa Cakën: Në një demokraci si Kosova, Kushtetuesja është ndër lojtarët më të rëndësishëm

Prishtinë | 06 Qer 2024 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i është bashkuar ambasadorëve tjerë në Kosovë që e uruan Gresa Caka-Nimanin në rizgjedhjen e saj në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Rohde shkroi se ky institucion është ndër “lojtarët më të rëndësishëm” të shtetit të Kosovës.

“Në një demokraci si Kosova, Gjykata Kushtetuese është pjesë përbërëse e strukturës shtetërore dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj”

Cakën e ka uruar më herët edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, i cili tha se vendi i tij mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në forcimin e sundimit të ligjit.

Të ngjashme