Roja i tyrbes në Pakistan sulmon vizitorët, 20 të vrarë

Pakistan | 02 Pri 2017 | 13:43 | Nga

Roja i një tyrbeje bashkë me disa të tjerë në Pakistan sulmoi vizitorët duke vrarë 20 persona nga të cilët 4 femra.

Muhammed Bilal, një nga zyrtarët e lartë të policisë së Pakistanit ka theksuar se në mesnatë roja i një tyrbeje bashkë me katër persona të tjerë në rajonin Sargodha në Penxhap janë ndaluar për vrasjen e vizitorëve në tyrbe.

Bilal ka njoftuar se 20 personat fillimisht janë helmuar dhe më pas javë vrarë me shkopinj dhe thika, ku gjithashtu në sulm janë plagosur edhe 4 persona të tjerë.

Zyrtari qeveritar në rajon Liyakat, Ali Çatta, është shprehur se roja i tyrbes që është punonjës publik ka probleme mendore.

Ndërsa është njoftuar se ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme