Roma-Chelsea: Formacionet e mundshme

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 08:59 | Nga

Pas lojës së bukur në Stamford Bridge ku Roma barazoi 3-3 ndaj Chelseas, tani është radha që londinezët të vizitojnë Olimpicon.

Djelmoshat e Antono Contes janë të interesuar të japin një paraqitje të mirë dhe kështu të shkëputën në lidershipin e Grupit C.

Por, në rast se kjo nuk ndodhë nuk është ndonjë befasi pasi vendasit me formën e mirë dhe përkrahjen e publikut vendas, kanë të gjitha për të marr rezultat pozitiv.

Në këtë takim për klubin romak në dyshim është mbrojtësi Kostas Manolas, kurse për mysafirët mesfushori N’Golo Kante, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Roma (4-3-3): Alisson; Florenzi, Fazio, Manolas, Kolarov; Nainggolan, Gonalons, Strootman; El Shaarawy, Dzeko, Perotti.

Chelsea (3-4-2-1): Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill; Zappacosta, Drinkwater, Bakayoko, Alonso; Fabregas, Hazard; Morata.

Vlen të theksohet se Blutë prijnë në grup me shtat pikë, Roma ka pesë. Atletico vazhdon e treta me dy pikë dhe në fund Qarabag me një.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme