Memphis Depay ishte shumë pranë largimit nga skuadra franceze Olympique Lyon.
Sulmuesi holandez kishte shprehur gatishmërinë për ta lënë Ligue 1 për të kaluar në një kampionat më të fortë, por në fund nuk Lyon refuzoi shitjen e tij.
L’Equipe ka zbuluar se Roma dhe Milan ishin shumë pranë transferimit të tij, madje dy skuadrat italiane kanë bërë oferta rreth 40 milionë euro.
Problemi qëndronte tek kërkesa e Lyon që dëshironte të fitonte rreth 55 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
Gjithnjë sipas medias franceze, dy ekipet italiane do të tentojnë transferimin e holandezit edhe në janar.
Depay dëshiron largimin nga Lyon, pasi kërkon një klub më të madh dhe më konkurrues për të fituar trofe.