Roma do t’ia shkëpusë kontratën Xhekos

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi Edin Xheko nuk bën më pjesë në planet e skuadrës së Romës për sezonin e ardhshëm. Madje, te Roma janë të gatshëm t’ia shkëpusin kontratën para kohe Xhekos për shkak se nuk duan ta mbajnë në ekip.

Kështu, ka raportuar të enjten e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”. Xheko ka kontratë me Romën deri vitin e ardhshëm por klubi nuk po mund të përballojë pagën e tij dhe për këtë arsye pritet ta largoj në verë. Xheko 35-vjeçar këtë sezon ka pasur telashe edhe me drejtuesit e klubit dhe trajnerin Paulo Fonseca, për çka edhe ishte suspenduar. Kështu që, Roma ka vendosur që nëse nuk ka ekipe të interesuara për Xhekon, atëherë në verë t’ia shkëpusë kontratën një vit para skadimit. Xheko është pjesë e Romës prej vitit 2016 kurse këtë sezon ka shënuar 11 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat.

Të ngjashme