Janë mbyllur tetë sfidat e para në UEFA Europa Conference League.
Roma, që është favoriti numër një në këtë garë, bashkë me Tottenhamin, fitoi 3-0 në udhëtim te Zorya Luhanski.
Stephan El Shaarawy, Abraham dhe Smalling shënuan në fitoren e pastër të Romës.
Nga minuta e parë luajti mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.
Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e gjashtë pikëve, Bodo/Glimt katër pikë, CSKA Sofia 1 dhe Zorya Luhanski zero, raporton Gazeta Express.