Roma gati ofertën për Veretout

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Roma po e përgatit ofertën për transferimin e mesfushorit të Fiorentinës, Jordan Veretout, sipas raportimeve nga Gianluca Di Marzio.

26 vjeçari i cili e kishte fituar me Francën Kupën e Botës për grupmoshat U-20 më 2013, është po ashtu në shënjestrën  e Arsenalit.

Klubi nga kryeqyteti italian shpreson që t’i mposhtë Topçinjtë në garën për nënshkrimin e francezit i cili do të ishte transferimi i parë i tyre për këtë verë.

Të ngjashme