Në mëngjesin e së hënës, një tërmet e ka goditur Romën e Italisë derisa banorët atje janë duke u munduar të vazhdojnë jetën pas përballjes me pandeminë Covid-19, transmeton Klan Kosova.
Tërmeti me magnitudë 3.3 dhe me thellësi 10 kilometra ishte në komunën Fonte Nuova në provincën e Romës.
Zjarrfikësit thanë që kishin marrë pyetje të shumta nga njerëz që ishin tronditur, por nuk ka asnjë raport për dëme apo lëndime në njerëz.
Banorët ishin ndjerë të frikësuar dhe shumë prej tyre kishin dal jashtë duke qëndruar, tërmeti u ndje edhe në disa komuna tjera të Romës.