Roma interesohet për Ruganin

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Romës ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin italian Daniele Rugani, përcjellin mediumet italiane të hënën.

Rugani është aktualisht pjesë e Juventusit dhe pritet të largohet gjatë kësaj vere, pasi Juventusi në radhët e veta ka transferuar Matthijs De Ligtin e Merih Demiralin.

Kartoni i Ruganit vlerësohet rreth 30 milionë euro, shumë të cilën Roma është e gatshme ta paguajë. Te Roma, Rugani shihet si zëvendësim ideal për grekun Kostas Manolas, që u transferua te Napoli.

Ai është reprezentues i Italisë dhe ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023.

Ai te Juventusi është transferuar para katër vjetësh nga skuadra e Empolit për 7.5 milionë euro dhe ka katër tituj kampioni të Italisë.


Të ngjashme