Roma dhe Chelsea janë në përfundim të një marrëveshje të madhe.
Sulmuesi boshnjak Edin Dzeko dhe mbrojtësi italo-brazilian Emerson Palmieri janë drejt transferimit në Londër.
Chelsea tanimë ka ofruar 50 milionë euro për dy futbollistët si dhe pesë milionë euro të tjera në formë të bonuseve.
Marrëveshja pritet të arrihet gjatë orëve të ardhshme pasi ‘Giallorosët’ kanë një kërkesë për huazimin e Batshuayit në Romë.
Skuadra e Eusebio Di Francescos po e kërkon huazimin e belgut me të drejtë blerje për 25 milionë euro në fund të stinorit.
Chelsea ende nuk ka vendosur nëse do të lejojë huazimin e Batshuayit në Romë, pasi po kërkon shitjen e tij të menjëhershme.
Gjithsesi në garë për sulmuesin belg mbetet edhe Borussia Dortmund dhe ish-skuadra e tij Olympique Marseille.
Gjatë orëve të ardhshme pritet zyrtarizimi i kësaj marrëveshje mes klubit anglez dhe atij italian.