Drejtori sportiv i Romës, Ramon Rodríguez Verdejo, i njohur ndryshe si Monchi, ka nisur menjëherë nga puna për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediave italiane, drejtuesi i verdhekuqëve ka vënë në kryre të listës së merkatos Yacine Brahimi të Portos.
Për të arritur te kartoni i sulmuesit, Monchi i ka ofruar klubit portugez shumën e 25 milionë eurove, transmeton “SS”.
Me lëvizjen e parë të italianëve tashmë mbetet gjithçka në dorë të drejtuesve të Portos, të cilët janë të detyrur të shesin disa nga lojtarët e tyre më të mirë, për të rregulluar disi bilancin negativ të këtij sezoni.