Roma është shumë afër arritjes së një marrëveshjeje për blerjen e mesfushorit Granit Xhaka nga Arsenali, pasi bisedimet mes palëve po shënojnë përparim të shpejtë.
Arsenali e hodhi poshtë ofertën e fundit të Romës në vlerë prej 12 milionë eurove, plus 3 milionë euro të tjera varësisht nga paraqitjet e mesfushorit, megjithatë palët janë të bindura se do të arrihet një marrëveshje.
Kalimi i Zvicrës në çerekfinale të Kampionatit Evropian 2020, për herë të parë në historinë e vet, ka bërë që kalimi i Xhakës në kryeqytetin italian të shtyhet.
Pas fitores historike të Zvicrës 5:4 në penallti kundër Francës, Xhaka – i cili ishte një lider i mirëfilltë dhe lojtari i ndeshjes – la të kuptohet se e ardhmja e tij është te klubi i Serie A.
I pyetur nëse së shpejti intervistat do t’i bënte në gjuhën italiane, Xhaka kishte refuzuar të thoshte jo.
“Akoma jo… është gjithmonë interesant të mësosh një gjuhë të re”, kishte thënë Xhaka.
“Ta shohim, të gjithë e dinë se çfarë përfaqëson Roma. Tani, jam lojtar i Arsenalit dhe do të flasë për turneut”.
Thuhet se Xhaka do t’i bëjë trysni Arsenalit ta pranojë ofertën e Arsenalit prej 15 milionë eurove sapo të lirohet nga detyra me kombëtaren zvicerane.
Xhaka dëshiron të punojë nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho, prandaj është i etur t’i bashkohet Romës nga Arsenali.