Ish-futbollisti brazilian, Ronaldinho e ka uruar Messin në aventurën e tij të re në karrierë.
Ylli argjentinas, Messi do të luajë në Paris Saint-Germain për të paktën dy sezonet e ardhshme, shkruan Gazeta Express.
Ronaldinho tha se po e njejë triumfin në Champions League për Paris Saint-Germain.
“Është një gëzim i madh të luash në këto dy klube dhe tani të shoh mikun tim të veshë këtë fanellë, le të ketë shumë momente gëzimi Leo !!! Unë jam gjithashtu shumë i lumtur me mikun tim Sergio Ramos në skuadër dhe një super kastë, po e ndjej Championsin” – shkroi Ronaldinho.