Ronaldo e godet kameramanin me top, për t`i kërkuar falje ia dhuron xhaketën

Prishtinë | 26 Maj 2018 | 12:48 | Nga

Seanca e fundit stërvitore e Real Madridit para finales së Ligës së Kampionëve ishte plot ngjarje.

Kameramani Juan Lorenzana Prieto pësoi çarje në kokë pasi u godit nga një gjuajtje e fortë e Cristiano Ronaldos, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i Real Madridit po i ushtronte goditjet me top dhe tregoi sesa fuqi kanë gjuajtjet e tij, me njërën prej tyre që i shkaktoi dëm kameramanit Prieto, i cili në ato momente po e xhironte seancën.

Ai është detyruar ta qepte plagën në vetullën e djathtë.

Ronaldo i kërkoi falje Prietos dhe më pas ia dhuroi xhaketën sportive që e kishte veshur gjatë stërvitjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme