Ronaldo futbollisti më i paguar në “Serie A”

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është lojtari më i paguar në sezonin e “Serie A”, me 31 milionë euro, njoftuan sot media italiane.

Sipas gazetës “The Sport”, liga italiane, “Serie A” shpenzon 1.36 miliardë euro për pagat bruto, shifër kjo më e larta në historinë e ligës.

Ronaldo merr një pagë javore prej 600,000 euro ndërsa ekipi i Juventusit shpenzon 294 milionë euro për paga, krahasuar me ekipin e Interit, i cili është i dyti në këtë segment, me 139 milionë euro, përcjell rel.

Bashkëlojtari i Ronaldos, në ekipin e Juventusit, Matthijs de Ligt, është i dyti në fitimet individuale në sezon, me tetë milionë dhe me një bonus prej katër milionë eurosh.

I treti është, Romelu Lukaku, i Interit, i cili merr 7.5 milionë euro në sezon, me 1.5 milionë bonuse.

Futbollisti i Napolit, Kalidou Koulibaly, merr gjashtë milionë euro, ashtu si portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma dhe sulmuesi i Romës, Edin Xheko.

Për sa u përket shpenzimeve të klubeve për paga, pas Juventusit dhe Interit, pasojnë Roma me 125 milionë, Milani me 115, Napoli me 103 dhe Lazio me 72 milionë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme