Ronaldo: I lumtur për fitoren, shpresoj që Higuain mos të dënohet rëndë

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, u shpreh i lumtur për fitoren 0-2 në San Siro ndaj Milanit.

Ylli portugez foli edhe për përjashtimin e Gonzalo Higuain në fund të ndeshjes duke treguar se ai vetëm tentojë ta qetësojë situatën dhe se shpreson që argjentinasi mos të dënohet nga federata.

“Jam shumë i lumtur, posaçërisht për skuadrën, sepse si mysafir i Milanit është gjithmonë vështirë”, ka thënë CR7 për Sky Sport Italia.

“Të fitosh 2-0 në San Siro nuk është ndonjë akt historik, por është një fitore e rëndësishme pasi Napoli fitoi ndaj Genoas dhe ne duhet të mbanin distancën”.

“Higuain? I thash të qetësohet pasi ai rrezikoi edhe për një suspendim të mundshëm”.

“Nuk bëri ndonjë gjë, thjesht ishte i nervozuar se humbi ndeshjes dhe kjo është e kuptueshme. Shpresoj që mos të dënohet rëndë”, ka shtuar portugezi.

Juve ka gjashtë pikë më shumë se Napoli në vend të dytë dhe në xhiron tjetër luan kundër Spalit.

https://twitter.com/goalstv3/status/1061731008523972613

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme