Ronaldo mund të dënohet 12 ndeshje se e shtyu gjyqtarin (Video)

Prishtinë | 14 Gus 2017 | 08:42 | Nga

Ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo rrezikon një dënim të gjatë prej 12 ndeshjeve pas kartonit të kuq të marrë në El Clasicon e parë të sezonit, të fituar në Camp Nou ndaj Barcelonës me rezultat 3-1.

Ronaldo u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, por ndikimi i tij ishte i madh dhe i menjëhershëm në këtë ndeshje.

Pas inkuadrimin në minutën e 58-të, Ronaldo arriti të rrezikoj disa herë portën e katalunasve, duke gjetur edhe golin në minutën e 80-të, por festa e tij bërë që portugezi të ndëshkohet me të verdhë.

Pas vetëm dy minutave, Ronaldo hyn në zonë dhe rrezohet, por gjyqtari e cilëson simulim dhe ia jep kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht e dërgon jashtë loje.

Ylli portugez, në shenjë revolte e shtyn paksa gjyqtarin duke dal nga loja dhe kjo mund t’i kushtojë me një dënim të gjatë.

Ky gjest i portugezit mund t’i shkaktojë një dënim deri në 12 ndeshje sipas nenit 96-të të librit të rregullores së federatës spanjolle, e cila merret me “Dhunën e lehtë ndaj gjyqtarëve”.

Neni 96 zbatohet për lojtarët që ‘kapin, shtyjnë ose shkundin’ një gjyqtar në një mënyrë që është paksa e dhunshme dhe rekomandon pezullimin prej 4-12 ndeshjeve.

https://www.youtube.com/watch?v=ZkHe8Vx3eEA

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme