Ronaldo nuk dëshiron të luajë për Portugalinë këtë vit

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, nuk do të ftohet nga trajneri i Kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos, për ndeshjet e tetorit dhe të nëntorit.

33-vjeçari nuk do të kthehet të luajë për Kombëtaren e Portugalisë deri në vitin e ardhshëm, pasi që mendon se i nevojitet të fokusohet më shumë për skuadrën e tij të re, Juventus, përcjell Gazeta Express.

Ronaldo nuk kishte marrë pjesë as në ndeshjet e fundit të Portugalisë, të cilat ishin të vlefshme për garën e re të UEFA-s, Ligën e Kombeve. Në ndeshjen kundër Italisë, ata fituan me rezultat 1-0 përmes golit të shënuar nga Eder.

Vendimi u mor pas një bisede mes presidentit të Federatës së Futbollit të Portugalisë, Fernando Gomes, dhe trajnerit të Kombëtares, Fernando Santos. Pas kësaj bisede ata vendosën që kapiteni të mos luajë për Portugalinë deri në vitin e ardhshëm.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme