Juventusi do të ballafaqohet me Manchester Unitedin sonte në Ligën e Kampionëve dhe Cristiano Ronaldo bëri një paraqitje të rrallë për media në prag të kësaj ndeshjeve, edhe pse refuzoi të fliste për krizën në ish-klubin e tij, Real Madrid.
Ronaldo rikthehet sonte në “Teatrin e Ëndrrave” për t’u ndeshur me ish-skuadrën e tij Manchester Unitedin në një takim të fazës grupore në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Portugezi nuk deshi ta krahasojë klubin e tij Juventus dhe ish-klubin Real Madridin, po ashtu.
“Nuk dua t’i krahasoj Real Madridin me Juventusin, të dyja janë ekipe të jashtëzakonshme dhe klube fantastike”, tha Ronaldo në konferencë për media i pyetur për formën e dobët të Los Blancos në mungesë të tij.
“Jam i lumtur që jam në një ekip të madh si Juventusi dhe ky është një kapitull i ri në jetën time pas Manchester Unitedit dhe Real Madridit”, shtoi ai.
“Nuk është koha e duhur të më pyesin për Real Madridin. Nuk më takon mua të flas për Real Madridin”, shtoi ai.