Ekonomia Online
FUNDIT

Rondo

Rondo

(Poezi nga Mirko Gashi) E dashura imekur ma afrove gëzimin e parëe mbolla një liskur ma afrove gezimin e dytee mbollaedhe një liskur ma afrove gëzimin e tretëi stërlumture mbolla edhe një lislis pas lisiplis pas plisibëhet pyllido të vijë kohaedhe deti do të jetë i vockëlpër t’i larë mnelat e fëmijëve tanë.

(Poezi nga Mirko Gashi)

E dashura ime
kur ma afrove gëzimin e parë
e mbolla një lis
kur ma afrove gezimin e dyte
e mbolla
edhe një lis
kur ma afrove gëzimin e tretë
i stërlumtur
e mbolla edhe një lis
lis pas lisi
plis pas plisi
bëhet pylli
do të vijë koha
edhe deti do të jetë i vockël
për t’i larë mnelat e fëmijëve tanë.

Të ngjashme