“Rooftop Story” nga Kosova me premierë botërore në Montreal World Film Festival

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 13:03 | Nga

Filmi ‘Rooftop Story’ me skenar nga Gazmend Nela dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Gazmend Nela do të ketë premierën botërore në edicionin e 41-të të festivalit të kategorisë A – Montreal World Film Festival në Kanada.

Festivali fillon me 24 gusht dhe zgjat deri me 4 shtator 2017 ndërsa filmi do të shfaqet në kategorinë “Focus on World Cinema”.

“Rooftop Story” është dramë e cila flet për humbje dhe pendim. Shpesh kur humbim diçka në jetë, megjithëse në shumicën e rasteve mbajmë përgjegjësi, kemi tendence të mos e pranojmë atë dhe përpiqemi ta hedhim fajin diku tjetër, mbi të tjerët dhe jo mbi veten tonë.

Në rolet kryesore janë: Xhevdet Doda, Mona Mustafa dhe Art Lokaj.

Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike Frame Production me producent Arben Shala, Ikone Studio me producent Valon Bajgora dhe Yll Uka si dhe bashkëproducent Vanco Mirakovski me kompaninë Pigmento Visual Studio.

Vitin e kaluar filmi i mbështetur nga QKK – “Eho” me skenar dhe regji nga Dren Zherka pati premierën në të cilin fitoi çmimin “Silver Zenith for the First Fiction Feature Film”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme