Wayne Rooney është arrestuar nga policia angleze në qytetin e Liverpoolit. Sulmuesi anglez është parë në lokalet e natës duke kërcyer mbi tavolina dhe pasi ka marrë rrugë për në shtëpi është ndalë nga policia.
Ai ishte duke vozitur ndërsa u ndalua dhe pastaj u arrestua nga policia që kishin konstatuar se Rooney ishte në gjendje të dehur.
E përditshmja angleze ‘Mirror’ shkruan se Rooney nuk ishte larg shtëpisë së tij por që u ndalua pasi policia kishin informata për gjendjen e tij.
31-vjeçari është dërguar në një stacion lokal në Liverpool, kur më vonë është liruar.
Gjithnjë sipas medias angleze, Rooney do të dënohet me një shumë të konsiderueshme të parave.