Rose Leslie: “Nuk e kam asnjë ide se si përfundon ‘Game of Thrones’”

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Rose Leslie i ka siguruar fansat e “Game Of Thrones” se nuk e ka asnjë ide se si do të përfundojë seriali, edhe pse ajo është e martuar me yllin Kit Harington.

Aktorja, e cila e ka takuar bashkëshortin e saj në setin e dramës, e ka mësuar mësimin e saj pasi që i kishte kërkuar Kitit t’ia zbulojë disa sekrete rreth ngjarjes në lidhje me përfundimin e sezonit më të fundit të serialit, duke zbuluar se ajo e humbi kontrollin kur aktori i ofroi shumë informacione.

“Ai ma tregoi fundin e sezonit të kaluar dhe më kujtohet që po bëhesha paksa arrogante për këtë,” tha ajo për EW.com. “Ai më tregoi se njëri nga dragonjtë bie në liqenin e akullit dhe pastaj e shohim se dragoi tërhiqet nga uji dhe merr frymë… drejt Murit, dhe pastaj, natyrisht, e gjithë Armata e të Vdekurve mund të kalojë.

“U nevrikosa shumë me të, sepse thashë: “Nuk duhej të m’i tregoje të gjitha! Dhe kjo është një pjesë e madhe e informacionit!’ Dhe ai më tha: ‘Epo, vetë kërkove!'”

Leslie, e cila e luajti të dashurën e karakterit të Harington, Jon Snow, këmbëngul se, ashtu si çdo adhurues tjetër i “Game of Thrones”, ajo dëshiron ta shikojë mbarimin e serialit pa e ditur se çfarë do të ndodhë.

“Është një serial monumental dhe fenomenal dhe dua të jem si pjesa tjetër e botës dhe ta shikoj atë në kohë reale dhe ta grumbulloj në vete atë pritje të madhe”, shton ajo. “Dua që më në fund të arrij në episodin e fundit dhe të mos e di se si do të zhvillohet.”

“Game of Thrones” kthehet me sezonin e fundit në prill.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme