Bayern Munchen vazhdon me formën e dobët në krye me Carlo Ancelottin.
Skuadra gjermane është mposhtur nga ekipi i Rostov në Ligën e Kampionëve.
Rezultati përfundimtar ishte 3:2 në të mirë të rusëve, që shënuan këtë fitore pas rikthimit në rezultat.
Golat për vendësit i shënuan Azmoun, Poloz dhe Noboa, ndërsa për bavarezët realizuan Costa dhe Bernat.