ROSU në veri – serbët s’e lirojnë rrugën, zyrtarë të Listës Serbe e monitorojnë situatën

Jarinjë | 20 Sht 2021 | 11:32 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Serbët lokal kanë bllokuar rrugën për në pikën kufitare në Jarinje, derisa është parë numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës si dhe njësia ROSU, raporton Ekonomia Online.

Në protestë kanë dal edhe pjesëtarë të Listës Serbe përfshirë këtu edhe ministrin për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq.

Krejt kjo ngase Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të vendoset reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Dokumenti është nënshkruar nga ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në vendimin të cilin e ka bërë publik vetë ministri Sveçla thuhet se “obligohet pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës”.

“Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës”.

Tutje në vendim thuhet se vlefshmëria e këtyre targave të përkohshme është 60 ditë.

Në orët e mëngjesit janë shtuar forcat policore në pikat kufitare me Serbinë për të mbikëqyrur zbatimin e këtij vendimi.

Të ngjashme