“Routine” me realitetin kosovar në Indi

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 09:53 | Nga

Rrëfimi i një fëmije, i cili e ka përjetuar një tragjedi në familje, e shpërfaq mjaft mirë një pjesë të realitetit kosovar. Ai është lënë anash nga shteti dhe shoqëria, derisa mëton t’u bëjë ballë sfidave për mbijetesë. Për gati 10 vjet, regjisori Bekim Guri e ka ndjekur rrëfimin e këtij personazhi.

Historia e tij paraqitet në dokumentarin “Routine”, i cili vjen si rezultat i një pune të gjatë, por edhe jo fortë të lehtë për regjisorin. Si i tillë, ky dokumentar do të ketë premierën aziatike në muajin gusht, shkruan sot “Koha Ditore”.

Do të shfaqet në “Lake City International Film Festival” në Indi. “Routine” do të jetë pjesë e edicionit të 3-të të këtij festivali, i cili do të zërë vend prej datës 10 deri më 11 gusht. Filmi i regjisorit kosovar do të shfaqet në kuadër të garës ndërkombëtare.

Dokumentari i Gurit, para kësaj, do të shfaqet në një festival tjetër, por Guri ka thënë se ende nuk mund ta bëjë publike për shkak të rregullave të festivalit. Megjithatë ai e sheh si të rëndësishme shfaqjen e dokumentarit të tij para cilësdo audiencë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme