Fituese e Festivalit “Kënga magjike 2016” është Rozana Radi me këngën “Ma thuaj ti”, me votat që kolegët dhanë për njëri-tjetrin.
Befasia e këtij edicioni pa dyshim se ka rezultuar të jetë Anxhela Peristeri, këngëtarja e cila ka fituar bindshëm vendin e dytë me këngën “Gënjeshtar”. Anxhela nuk përmendej në 5-shen e ngushtë që konsideroheshin favoritë.
E treta ka dalë Arilena Ara me projektin “Nëntori:, teksa e katërta është pozicionuar Tuna Sejdiu me këngë “Duam”, pasuar nga Artiola Toska dhe Bruno me “Mirëmëngjes dashni”.
Favoritet e sivjetëm nuk janë pozicionuar as në top treshe.