Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Drenas, pasi që ai e ka rrahur bashkëshorten e tij.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rasti ka ndodhur më 15 shkurt dhe viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruan në komunikatën e policisë.