Një person është arrestuar në Gurrakos të Istogut, pas i njëjti ka rrahur në mënyrë brutale të miturën nga komuniteti ashkali.
Rasti ka ndodh më 14 gusht rreth mesditës.
“Ju informojmë se sot në mëngjes Policia e Kosovës, është informuar në lidhje me një video incizim i cili na është prezantuar nga një qytetar. Në këtë video incizim vërehej një qytetar duke e goditur (në mënyre brutale) një fëmijë të komunitetit Ashkali Kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datën 19.08.2019 rreth orës 09:23 Policia e Kosovës- Stacioni Policor Istog ka arrestuar të dyshuarin: L.D lindur me 1990 m/k/sh”.
“Pas intervistimit nga ana e hetueseve Policor, është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij, i dyshuari ndalohet për 48 ore”.
“Viktima femër e mitur ishte dërguar për trajtim mjekësor, me ç’rast gjendja e saj sipas mjekut pas trajtimit, ishte stabile”.
“Zyrtaret Policor janë duke qëndruar në kontakt me familjarët e viktimës për ti përkrahur për çfarëdo nevoje që mund të kenë”.